(VIDEO) Disa markete nuk kishin bukë, një pjesë e furrave nuk prodhuan

(VIDEO) Disa markete nuk kishin bukë, një pjesë e furrave nuk prodhuan

Nga sot hyn në fuqi ngrirja e çmimit të bukës. Në një pjesë të marketeve nuk ka bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë me çka furrtarët e realizuan paralajmërimin se nuk do të prodhojnë bukë në qoftë se Qeveria merr vendim për ngrirjen e çmimit në 33 denarë për bukë prej 450 gramësh. Ndërkaq, në disa markete tjera kishte bukë dhe shitej me çmim më të ulët.

Televizioni Shenja vizitoi disa prej marketeve dhe furrave të bukës dhe pa nga afër gjendjen. Disa nga pronarët e furrave thanë se kanë bërë bukë dhe i kanë ulur çmimet. Këtë e pohoi edhe një qytetarë i intervistuar nga Televizioni Shenja. Ai tha se ka blerë një bukë për 29 denarë,  në njërin prej marketeve të vendit.

QYTETAR

“29 denarë ishte çmimi, po kishte, nuk ka mungesë të bukës, por edhe çmimi është ulur”

Një qytetare tjetër tha se nuk ka blerë bukë, sepse, siç tha ajo, bukën e bënë vet në shtëpi.

QYTETARE

“Jo, në shtëpi bëjë bukë, sepse ashtu dua dhe është më mirë”.

Një ditë më Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se çmimi i bukës është ngrirë për shkak se kompanitë nuk i kanë ulur çmimet e produkteve bazë përkundër masave anti-krizë të Qeverisë. Gjithashtu, qeveria hoqi çmimin e subvencionuar të energjisë elektrike. Qeveria vendosi për këtë hap pasi analizat e Ministrisë së Ekonomisë dhe shërbimeve të inspektimit rezultuan se kishte keqpërdorime me çmimet.

Pas njoftimit për ngrirjen e çmimit të bukës, industria e prodhimit paralajmëroi se nuk do të prodhojë bukë.Ndërkaq, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ka paralajmëruar sanksione për të gjithë ata të cilët nuk do të respektojnë vendimin e ngrirjes së çmimit të bukës.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING