(VIDEO) Dëshmia e Palevskit: Prokuroria përdor deklarata të rrejshme të dëshmitarëve

(VIDEO) Dëshmia e Palevskit: Prokuroria përdor deklarata të rrejshme të dëshmitarëve

Dëshmia e sotme e të akuzuarit e parë për vrasjen e Pançe Zhezhoskit dhe Vanja Gjorçevskas, ishte përplot akuza ndaj prokurorisë dhe gjykatës. Lupço Palevski e akuzoi Prokurorinë se ka dashur të komprometonte të gjithë familjen e tij, përfshirë nënën e tij 83-vjeçare. Poashtu ai pretendon se është akuzuar me prova të falsifikuara dhe se gjykata dëshiron ta shpall fajtor në bazë të deklaratave të rrejshme të të akuzuarëve tjerë. Ai gjithashtu akuzoi gjykatën për anshmëri dhe tha se nuk mund të shpallet fajtor një person nëse deklarata enjë dëshmitari nuk mbështetet me prova materiale.

MARKETING

Lupço Palevski, i akuzuar

Videoja që e kemi parë në gjykatë, e propozuar nga Prokuroria është një përmbledhje e inserteve të shumta nga ngjarje të shumta, jo nga një siç pretendon Prokuroria Publike. Përpilohen dhe prezantohen video dhe falsifikohet koha. Ekspertiza është bërë më 28 dhe 29 gusht, ndërsa është marë 8 muaj përpara, më 03.01.2023 nga shtëpia e Velibor Manev, bashkë me llogarinë fiskale”.

Në pyetjen e avokatit të tij se a e njeh të ndjerin Pançe Zhezhoskin, Pallço e mohon. Por, siç tha nga analiza që ju ka bërë dosjeve të hetimit ka kuptuar se mes të akuzuarit Manev dhe të ndjerit Pançe ka pasur diçka më shumë se grindje për pllaka betoni, sepse Zhezhoski kishte padi penale kundër Manev dhe se mes tyre ka pasur padurim dhe urrejtje për më shumë se 10 vjet.

Lupço Palevski, i akuzuar

Jo nuk e kam njohur. Nuk e kam ditur se ekziston, as direkt dhe as indirekt nuk kam pasur asnjë komunikim me të. Por, duke lexuar dosjet e hetimit, kam mësuar shumë për atë njeri. Akuzat naive të Manev për Zhezhoskin janë sipërfaqësore dhe të pavërteta. Mes tyre ekziston diçka më shumë se grindje për pllaka të betonit, sepse e vetmja gjë që është marrë nga shtëpia e Pançes, janë pikërisht dosjet. Në ato dosje ekziston një padi penale nga Pançe për Manev, ankesa dhe denoncime në MPB dhe SPB Veles dhe në Këshillin e Prokurorëve”.

Edhe në seancën e kaluar, Palevski mohoi përgjegjësi për vrasjen e dyfisht duke thënë se nuk ka motiv për një gjë të tillë. Ndërsa akuzoi duke thënë se ai është vitkimë e një atentati moral, të organizuar nga struktura mediatike dhe politike.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING