(VIDEO) Deponi ilegale pranë burimit të Rashqes

(VIDEO) Deponi ilegale pranë burimit të Rashqes

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, në një konferencë për media, ka deklaruar se një kërcënim i ri për ujin e pastër të pijshëm po ndodh, në zonën e mbrojtur ekologjike të Rashçes. Ai tha se në zonën e mbrojtur ekologjike, pranë burimit të Rashçes, po krijohet një deponi ilegale, nga i cili furnizohen me ujë të pijshëm kryeqyteti dhe rreth 25 për qind e popullsisë së vendit. Po ashtu, ai shtoi duke thënë se për këtë katastrofë, VMRO-së dhe kryetarit të komunës Orce Gjorgjievski nuk u duhet dron.

MARKETING

Description of image

ALEKSANDAR  SASHA DIMITRIJEVIQ-SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I LSDM-së

Kush ka lejuar që një deponi e tillë ilegale të krijohet pranë burimit nga i cili furnizohet me ujë një e katërta e qytetarëve të vendit? Kjo është një kërcënim i drejtpërdrejtë për ujin e pijshëm dhe për shëndetin e qytetarëve”.

Nga LSDM-ja theksuan se për më shumë se një muaj, mbi 50 vendbanime, përfshirë edhe Gostivarin, po përballen me ujë të pijshëm të pasigurt dhe të ndotur. Ndërkoh, Dimitrijeviqi u drejtoi pyetje Qeverisë dhe autoriteteve lokale se kush po e lejon këtë gjenocid ekologjik dhe se kush garanton se uji i pijshëm në Shkup është aktualisht i sigurt.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

MARKETING