Shkollat italiane përballen me një valë të re kërcënimesh me bomba, në shënjestër edhe zyra e kryeministres

Shkollat italiane përballen me një valë të re kërcënimesh me bomba, në shënjestër edhe zyra e kryeministres

Një valë e re kërcënimesh me bomba, të dërguara përmes postës elektronike në shkolla në disa pjesë të Italisë, ka shkaktuar evakuime dhe kontrolle sigurie, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Siç raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA, institucionet arsimore në rajonet Veneto, Liguria, Umbria, Lazio dhe Sicili ishin ndër ato që morën mesazhet. Derisa disa shkolla evakuuan nxënësit dhe stafin, të tjerat kryen kontrolle, duke i mbajtur nxënësit në klasat e tyre.

Incidentet e fundit ndodhën një ditë pasi kërcënime të ngjashme iu drejtuan rreth 6.000 shkollave në të gjithë vendin, duke shkaktuar evakuime të shumta.

ANSA raportoi se mesazhet mbanin firmën e “Mikhail Andropov”, i cili pretendon se drejton një grup pro-rus të njohur si “Vilayat of Misoginistan”.

Kërcënimet u shtrinë edhe në Palazzo Chigi, selinë e kryeministres italiane Giorgia Meloni, ku një mesazh pretendonte se ishte vendosur një mjet shpërthyes.

Megjithatë, burime të cituara nga ANSA thanë se autoritetet nuk kryen kontrolle sigurie në ndërtesën qeveritare, duke e konsideruar paralajmërimin e fundit një tjetër alarm të pabazuar.

“Nuk ka asnjë tregues konkret se ky është një kërcënim i vërtetë”, thanë burimet.

MARKETING