(VIDEO) Demiri kërkon që prokuroria të hetojë problemin me sallat e kirurgjisë

(VIDEO) Demiri kërkon që prokuroria të hetojë problemin me sallat e kirurgjisë

Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri në emisionin “25 minuta” në TV SHENJA duke folur për mosfunksionimin e klinikave kirurgjikale, tha se janë munduar me të gjitha burimet e disponueshme të shërbimit teknik dhe nga kompanitë e pavarura të cilat merren me ajër, më saktë thënë me ajër të komprimuar dhe se kanë bërë inspektim dhe në gjitha këto inspektime nuk ka ndonjë sqarim.

ILIR DEMIRI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

Problemi është që në nivel shtetërorë nuk ka laboratori të licencuar e cila mund të jep vërtetim se jemi të sigurt. Edhe pse ne brenda e dimë që siguria është e tillë. Për shkak se bëhet fjalë për jetën e njerëzve dhe për Klinikë të lartë Universitare. Ne, megjithatë nuk e lamë me kaq. Por, përmes kompanisë private e dërguam në Republikën e Gjermanisë, shembuj të të njëjtit ajër, që të mund të vërtetohet se çfarë është arsyeja dhe cilat janë kualitetet e ajrit të komprimuar dhe oksigjenit. Tani për tani, e meta e vetme që gjendet është lagështia në ajrin e komprimuar”.

I pyetur lidhur me Klinikën e Toksikologjisë dhe atë që inspektorati shëndetësor sanitar ka ndaluar 18 punësime të mëparshme të kontratave në vepër që ata të vazhdojnë të punojnë Demiri tha se nuk është kompetent të tregon se a do të punësohet dikush apo jo dhe se inspektorati duhet më shumë të jetë i shqetësuar se si këta 18 të punësuar kanë punuar në 2023-tën.

ILIR DEMIRI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

Ku ishte inspektorati tërë vitin? Ku ishin drejtorët e Toksikologjisë, drejtori medicinal këto 12 muaj? Këta njerëz nëse nuk kanë kualitete pse janë të vendosur në ndërrime tre muajt e parë të vitit? Dhe pse janë shfrytëzuar si punëtorë? Pse një muaj para zgjedhjeve dalin me tezë se nuk na duhen, përdorin arsye të mobingut. Për të cilën ka edhe fakte. Një pjesë e të cilës është e publikuar”.

Do të thotë komplet hajka është e drejtuar ndaj Besijas. Ndërsa në esencë problemi është te drejtori medicinal”, potencoi Demiri.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING