(VIDEO) Çmime të larta, më pak punë! Qytetarët bojkotuan marketet

Dita e sotme për shumë markete të vendit duket se nuk është më e mira. Pamje të zbehta të hapësirave të tyre plot ndriçim dhe mallra të rradhitura bukur por me një mungesë shumë të rëndësishme për fitimin e tyre, u mungojnë blerësit. Qytetarët e vendit sot bashkarisht i kanë bojkotuar marketet për shkak të çmimeve të larta të produkteve ushqimore. Të pyetur nga TV SHENJA ata të mllefosur thonë se çmimet janë të pabërballueshme, madje edhe ato të produkteve ushqimore bazë. Ata akuzojnë qeveritë sepse siç thanë, për vite me radhë i lanë qytetarët në mëshirë të fatit, pa u siguruar kushte të mira të jetesës. Ata thonë se pagat janë mizore dhe se për ta kaluar muajin detyrohen të futen nëpër borxhe.
QYTETARE
“Unë i bojkotoj 15 ditë të muajit, nuk do të shkoj edhe ashtu sot. Nuk besoj që do të ketë efekt kjo. Ne e kemi zgjedhur shtetin kinse më të mençur, ata duhet të mendojnë dhe të verpojnë për qytetarët, ne si qytetarë duhet vetëm ti shijojmë të mirat jo ne të lodhemi. Çmimet janë shumë të larta, unë jam pensionere por fëmijët që janë me familje e kanë shumë të vështirë”.
QYTETARE
“Mirë e bëjnë, do ta bojkotoj. Me të vërtet çmimet janë tepër të larta. Për një kohë të shkurtë, çmimet janë për askundi. Jo, jo sidmos ato që janë me një rrogë as gjysmë muaji nuk munden, janë nëpër borxhe, nëse kanë më shumë rroga mund tia dalin disi po sërisht është shumë. Duhet mi zbrit çmimet. Nëse duan populli të jetë rahat dhe të kenë popull të shëndosh sepse kjo ndikon edhe në psikologjinë e njerëzve është, mirë që çmimet ti bëjnë të përshtatshme me pagat që I kanë njerëzit”.
QYTETAR
“Mirë është me i bojkotu, çmimet sa më të ulëta të jenë aq më mire është, me të vërtet shporta është pakësuar, standardi është zvogëluar shumë, të ardhurat pakohen. Unë e arsyetoj këtë, popullata aq më ja ka ardhë këtu dhe mundohen disi ta arsyetojnë veten por sa ka rezultat nuke di. Shpresoj të ketë rezultat”.
QYETAR
“Po i bojkotoj marketet, sepse nuk ka seriozitet të çmimeve tek ne, kinse i ulin pastaj sërrisht I rrisin nuk kemi çmime stabile. Unë jam pensioner edhe shumë e vështirë e kam t’ia dal. Shteti ka marë edhe kredite po ku shkojnë ato para nuk e di. Bëhet vetëm shpërlarje e parave”.
Përveç qytetarëve, edhe Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë e mbështet bojkotin, gjithashtu përkrahje të bojkotit gjatë këtyre ditëve kanë shprehur edhe kryeministri Hristijan Mickoski dhe partitë politike të vendit. Iniciativa për bojkot të supermarketeve u organizua nga vetë qytetarët, të cilët vendosën ti bashkohenen nismës së vendeve të rajonit të cilat kishin nisur një veprim të tillë. Medina Ajeti Ali /SHENJA/