(VIDEO) Besimi: Po punojmë me sindikatat për të gjetur një zgjidhje për rritjen e pagave

(VIDEO) Besimi: Po punojmë me sindikatat për të gjetur një zgjidhje për rritjen e pagave

Jemi duke diskutuar me sindikatat që të gjejmë një zgjidhje që do të jetë e qëndrueshme, që do të vlejë për të gjithë, e cila do të jetë sistematike. Kështu u shpreh ministri i Financave, Fatmir Besimi, në lidhje me rritjen e pagave në sektorin publik. Ai potencoi se është me rëndësi për të punusarit në administratë që të kenë paga adekuate, të kenë sistem që i ndjek zhvillimet ekonomike dhe të gjithë të jenë të barabartë, dhe për këtë tha se po përpilohet zgjidhje ligjore që do te jetë sistematike.

Fatmir Besimi, ministër i Financave

“Është me rëndësi  se duhet të ketë një zgjidhje sistematike, të qëndrueshme, që do të vlejë për sektorin publik, dhe çështje do të zgjidhet në mënyrë që të mos ketë nevojë çdo gjashtë muaj të negociohet me sindikatat, por përkundrazi, të ketë zgjidhje që do të vlejë çdo vit në suaza të ligjit dhe në suaza të marrëveshjes së përgjithshme kolektive”

Në lidhje me disa spekulime në opinion se do të ketë ngrirje të pagave, ministri e mohoi një gjë të tillë. Ai tha se çdo vit ka pasur korrigjim të pagave aty ku ka pasur nevojë.

Fatmir Besimi, ministër i Financave

“Në asnjë rast nuk është përmendur diçka e tillë, përkundrazi në tri-katër vitet e fundit ka pasur një lëvizje në rritjen e pagave në sektorin publik, në arsim, në shëndetësi, në strukturat e sigurisë, në inspektoirate, në gjyqësorë, në prokurori, çdo kund ku ka pasur nevojë, çdo vit ka pasur korrigjim në rritjen e pagave

Ministri i Financave, theksoi se sistemi aktual i pagave në sektorin publik është shumë i fragmentuar, ka zgjidhje të pjesshme që i zgjidh gjërat pjesërisht, që po krijon probleme të mëdha. Por, sipas tij, me zgjidhjen e re, në bashkëpunim me sindikatat, që janë partner të Qeverisë, do të tejkalohet ky problem dhe do të krijohet një sistem i drejt për të gjithë punonjësit, dhe se është në interes të përgjithshme që kjo të arrihet sa më shpejt.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING