(VIDEO) BDI: Përjashtimi i shqiptarëve nga komisionet është diskriminim i papranueshëm

(VIDEO) BDI: Përjashtimi i shqiptarëve nga komisionet është diskriminim i papranueshëm

 

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj përjashtimit të shqiptarëve nga Komisionet në Ministrinë e Arsimit dhe zëvendësimin e tyre me maqedonas. “Përjashtimi i Shqiptarëve nga Komisionet është Diskriminim i Papranueshëm dhe Dështim i Përfaqësimit”, thuhet në reagimin e BDI-së. Sipas BDI-së ky veprim është një shenjë e qartë e diskriminimit etnik dhe përjashtimit të shqiptarëve nga pozitat kyçe të vendimmarrjes.

BDI

Ja disa nga zëvendësimet e fundit që reflektojnë këtë praktikë diskriminuese:

Xhemile Idrizi u zëvendësua me Keti Kostovska

Xhuliana Zairi u zëvendësua me Georgi Pandeliev

Sokol Ahmeti u zëvendësua me Verica Paunovska

Laura Cana u zëvendësua me Slavica Mircevska

Liridona Bushi u zëvendësua me Daniela Graorska

Sadete Ramadani u zëvendësua me Biljana Trajkovska

Nuran Kadriu u zëvendësua me Anastasia Trajkovska

Abaz Fetishi u zëvendësua me Rajne Velinovska”.

BDI thekson se përjashtimi i plotë i përfaqësuesve shqiptarë nga këto komisione tregon jo vetëm një akt të qartë të diskriminimit etnik, por edhe dështimin e përfaqësuesve ilegjitimë shqiptarë në qeveri për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e shqiptarëve në vend. Kjo është një goditje e rëndë për barazinë dhe përfaqësimin e drejtë të komunitetit tonë në institucionet shtetërore.

BDI thotë se do të ndërmarrë të gjitha masat politike dhe ligjore për të sfiduar këtë vendim të padrejtë dhe për të siguruar rikthimin e përfaqësimit të drejtë dhe proporcional të shqiptarëve, siç parashikohet nga Kushtetuta dhe Marrëveshja e Ohrit. Ata ftojmë në arsye që të ndërprehet urgjentisht kjo praktikë diskriminuese/SHENJA/

 

 

MARKETING