Kryediplomati francez akuzon lëvizjet e huaja për përhapjen e dezinformatave rreth protestave
Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Jean-Noel Barrot, i ka akuzuar lëvizjet e huaja për përhapjen e pamjeve të shtrembëruara të protestave të fundit, me qëllim dobësimin e imazhit të Francës jashtë vendit.
Në një intervistë për televizionin “France 2”, Barrot tha se “pamjet e protestave ishin shfrytëzuar, shtrembëruar dhe amplifikuar nga ata që dëshironin të dëmtonin imazhin e vendit jashtë kufijve të tij”.
“Këta janë rivalë, konkurrentë dhe lëvizje me origjinë nga ShBA-ja, Izraeli, Rusia dhe nganjëherë Kina, të cilët duan të na dobësojnë dhe të njollosin imazhin tonë jashtë vendit”, tha Barrot.
Ai tha se ata i shtrembëronin pamjet dhe “tregojnë historinë e tyre për Francën”. Barrot theksoi shtimin e publikimeve në rrjetet sociale që “ua atribuojnë demonstratat e zhvilluara emigracionit masiv ose islamit radikal”.

