Bastisje në Tetovë, gjendet drogë, privohet nga liria një person
Nëpunës policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria T.I. (46) nga fsh. Sellcë, rrethina e Tetovës, pasi gjatë bastisjes në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të tij, të realizuar me urdhër gjykate, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Nga SPB Tetovë informojnë se pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

