(VIDEO) BDI akuzon VMRO-DPMNE-në: Është organizatë kriminale e vërtetuar nga gjykata

(VIDEO) BDI akuzon VMRO-DPMNE-në: Është organizatë kriminale e vërtetuar nga gjykata

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE edhe sot kanë akuzuar zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi për lidhje me biznese familjare në dëm të shtetit. Nga VMRO, deklarojnë se një kompani e re e një personi të afërt me Artan Grubin ka marrë akreditim për servisimin e pikave të karburantit. Sipas VMRO-DPMNE, derisa populli varfërohet, njerëz të afërt me funksionarët e pushtetit grumbullojnë miliona dhe prona.

MILE LEFKOV-VMRO-DPMNE

“Persona të afërt me kryeministrin joformal të Qeverisë Artan Grubi janë dëshmi më e mirë për këtë. Njëherit, Ermir Imami i punësuar në agjencinë turistike në pronësi të familjes Grubi më 16.09.2021 ka formuar firmën ‘Metrolab’ për servisim të pistoletave për kalibrimin e dispenzuesve të karburantit në pikat e karburantit. Kjo kompani pas 4 muajve fiton akreditim nga ana e institucioneve për kryerje të inspektimit të matësve për volumin dhe prurjen e lëndëve djegëse të lëngëta dhe kalibrimin e pompës së gazit të lëngshëm të naftës”

VMRO pretendon se ky pronar i madh i kompanisë ka vazhduar të punojë në firmën e familjes Grubi deri në momentin kur është marrë vendimi për ndryshimin e lartësisë dhe mënyrës së pagesës së kompensimit për shërimet, vendim i sjellë nga Byroja e Meteorologjisë ku drejtoreshë është kuadri i BDI-së, Merita Mustafai.

Akuzat i mohon kategorikisht BDI, e cila vlerëson se VMRO-DPMNE-ja është në garë të ngushtë raciste me “Levicën” se cila të jetë parti më anti-shqiptare. Nga kjo parti po ashtu theksojnë se VMRO-DPMNE-ja e Hristijan Mickoskit është shoqatë kriminale e konfirmuar në gjykatë dhe nuk ka qytetarë që nuk e dinë këtë. Madje, sipas BDI-së, edhe vet anëtarët e VMRO-DPMNE-së e dijnë se korrupsioni dhe krimi i organizuar është zbuluar dhe perfeksionuar nga ana e VMRO-DPMNE-së.

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

”VMRO-DPMNE dhe Mickoski janë sinonim për bllokime. Bllokojnë Kuvendin, komunat, Qeverinë, projektet dhe gjithë vendin. VMRO-DPMNE dhe Mickoski janë sinonim për pengmarrje. Nuk ka korrupsion më të madh nga pengmarrja e VMRO-DPMNE-së të perspektivës evropiane të qytetarëve. Edhe Mickoski edhe Apasievi shqiptarët i shohin vetëm si shërbetorë, si qytetarë të rendit të dytë. Sipas logjikës së tyre, shqiptarë nuk guxojnë të jenë në pozita të larta shtetërore, edhe ata që janë atje menjëherë sulmohen me shpifje, gënjeshtra, pa fakte dhe argumente”.

Gjatë ditës së djeshme ka reaguar personalisht Artan Grubi, i cili deklaroi se këto akuza janë  gënjeshtra pa asnjë fakt dhe paraqesin politikë të nivelit më të ulët të mundur.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING