(VIDEO) Banorët kërkojnë ndryshimin e projektit të zgjerimit të rrugës “Boca Ivanova” në Butel

(VIDEO) Banorët kërkojnë ndryshimin e projektit të zgjerimit të rrugës “Boca Ivanova” në Butel

Disa banorë të cilët jetojnë  në rrugën Hoshemin në Lagjjen Butel 1, kanë mbajtur sot protestë paqësore kundër vendimit të Qytetit të Shkupit për zgjerimin e rrugës “Boca Ivanova”, e cila duhet të shtrihet nga rrethrrotullimi deri në bulevardin Hristijan Todorovski Karposh dhe të kalojë përpara   shtëpive të tyre. Siç bëjnë të ditur banorët, ata  për një kohë të gjatë kanë kërkuar nga Qyteti i Shkupit, që të zhvendoset rruga për disa metra që të mos shkatërrohen oborret, por sipas tyre, këto kërkesa kanë hasur në vesh të shurdhur.

QYTETAR

“Qyteti i Shkupit dëshiron të ndërton rrugë dhe dëshirojnë të futen në oborret tona, ajo është e vërtetë që ne e shfrytzojmë tokën shtetërore, por atë e kemi të legalizuar dhe kemi dokumentacione, por ka edhe qytetarë të cilët e kanë blerë atë tokë”

QYTETAR

“Nuk është e uzurpuar ajo tokë, siç deklarojnë nga Qyteti i Shkupit, më tutje, më  23.06.1978 kanë bërë marrëveshje mes babait tim dhe qytetit të Shkupit, për të shfrytzuar 138 metër katrorë tokë shtetrore, me këtë të ketë mbjellje të parkut të gjelbër, për këtë paguajmë qira 800 denarë në vjet”

QYTETARE

“Deri në këto viti askujt nuk i kam marrë asgjë, shteti na ka dhënë  dokument, kemi paguar tatim dhe e kemi mirëmbajtur”.

Ndërkaq, në këtë protestë ishte i pranishim edhe kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, i cili deklaroi   se nuk do të lejojë  siç tha Kostovski, mafia urbane të veprojë sërish në Butel dhe as që qytetarët paqësorë të kësaj komune të trajtohen si kriminelë.

DARKO KOSTOVSKI, KRYETAR I KOMUNËS SË BUTELIT

“Gjyshja Nevena, axha Mustafa dhe axha Kirill  nuk janë kriminelë, janë banorë të ndershëm që nuk kanë pasur kurrë probleme me ligjin. Sot me kënaqësi iu bashkova protestës së organizuar nga banorët e rrugës Hoshemin, gjatë fushatës para zgjedhjeve u premtova se do të luftoj kundër mafies urbane dhe do të bëj çmos për të ruajtur mënyrën e tyre të qetë të jetesës”

Përndryshe, Komuna e Butelit  gjatë ditës së sotme, i ka dërguar një letër Qytetit të Shkupit në të cilën, kanë shrprehur përkrahje për niciativën e qytetareve. Komuna  kërkon që qyteti i Shkupit të zhvendosë trasenë e rrugës së qytetit, ose në marrëveshje me qytetarët të gjejë një zgjidhje të përbashkët.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING