(VIDEO) Bajrami i “Frontit Europian”: Të përfitojmë nga BE-ja edhe pa qenë anëtar!

(VIDEO) Bajrami i “Frontit Europian”: Të përfitojmë nga BE-ja edhe pa qenë anëtar!

Kandidati për deputet nga radhët e Frontit Europian, Naim Bajrami, deklaroi se platforma e tyre kërkon nga Bashkimi Evropian që të mundësojë një mekanizëm përmes të cilit qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të ndjejnë disa nga dobitë konkrete të anëtarësimit në BE, para se të bëhen shtet anëtar i Unionit.

Naim Bajrami, Fronti Evropian

“Integrimi në Bashkimin Europian është një nga qëllimet kryesore strategjike dhe programore të Frontit Europian. Pas tejkalimit të bllokadës të procesit integrues dhe hapjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, kemi punuar dhe shrytëzuar të gjitha kapacitetet politike dhe institucionale për të vazhduar me fazën e dytë të negociatave për anëtarësim apo hapjen e kapitujve”.

Ai më tutje ka thënë se 4 shtyllat kryesore të planit për rritje për Ballkanin Perëndimor janë: Integrim ekonomik në tregun e vetëm të Bashkimit Europian, Nxitja e integrimit ekonomik rajonal në Ballkanin Perëndimor, Përshpejtim të procesit reformues sa ju përket reformave fundamentale, dhe Rritja e mbështetjes financiare për reforma dhe zhvillim të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Instrumentit të Reformës dhe Rritjes.

Bajrami theksoi se me këtë plan, do të vihen në dispozicion 6 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor. /SHENJA/

MARKETING