(VIDEO) Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve mos ta keqpërdorin ujin

(VIDEO) Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve mos ta keqpërdorin ujin

Me rritjen e temperaturave të larta ditëve të fundit të kësaj vere, është rritur edhe furnizimi i ujit në qytetin e Shkupit. Rritja e temperaturave të padurueshme ka bërë që qytetarët të ujisin kopshtet e sidomos oborret dhe rrugët, duke e rritur shumë konsumimin e ujit të pijshëm.

Për shkak të kësaj, Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanazlim-Shkup” ka bërë thirrje qytetarëve të Shkupit që të shmangin përdorimin e panevojshëm të ujit dhe ta përdorin atë në mënyrë racionale dhe të kujdesshme.

NDËRRMARJA PUBLIKE “UJËSJELLËS DHE KANALIZIM-SHKUP”

“Në veçanti, shmangni humbjet e panevojshme të ujit për ujitje të kopshteve dhe fushave, mbushjen e pishinave, etj, gjë që shkakton paqëndrueshmëri në furnizimin me ujë në zonat e larta të qytetit, si në Pripor dhe Sopishte, ku gjatë ditëve të fundit vërehet një konsum i madh i ujit, i cili nëse nuk racionalizohet mund të sjellë ndërprerje të ujit për furnizim”

Bazuar  në të dhënat e ndërmarrjes, prodhimi ditor i cili arrin në 340.000 metra kub ujë, ka bërë rritje për 30% krahasim me periudhën dimorërore. “U bëjmë thirrje qytetarët e qytetit të Shkupit që ta përdorin ujin për pije dhe ta shmangin ujitjen e sipërfaqeve të mëdha, ftohjen e sipërfaqeve të oborrit, rrugëve dhe shpenzimin e panevojshëm të ujit gjatë ditëve të nxehta”, theksohet në njoftimin e Ndërmarrjes Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim – Shkup”.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING