(VIDEO) Asnjë mirënjohje për sportistët shqiptarë, Mickoski arsyetohet!

(VIDEO) Asnjë mirënjohje për sportistët shqiptarë, Mickoski arsyetohet!

Asnjë sportist shqiptar nuk u gjet në listën e 22 sportistëve që Qeveria u ndau mirënjohje kombëtare për arritjet më të larta në sport. Mirënjohjet u ndanë në sallën e Qeverisë në të cilën morrën pjesë figura të larta nga sporti por nuk mori pjesë zv/ministrja e Sportit, Safije Sadiki Shahini.

MARKETING

Kryeministri u përgjigj edhe për atë se pse në këtë listë nuk ka shqiptar.

HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

Dikush edhe në momente të këtilla jep porosi politike për ndarje. Dua të theksoj se në kategorinë e sporteve individuale suksese të larta, nëse e ndajmë në përqindje, sportistët që marrin pensione të përhershme janë, 47% maqedonas, më shumë se 20% janë shqiptar dhe pjesa tjetër e komuniteteve”.

Tha se këto mirënjohje shkojnë për sportistët që me sukseset e tyre kanë ngritur dhe respektuar himnin flamurin dhe identitetin maqedonas.

HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

Duke fituar tituj europian si “Euro liga” dhe “Liga e kampionëve” e kanë promovuar shtetin, e kanë promovuar himnin maqedonas dhe falmurin. Për ne është shumë e rëndësishme si shtet që është në zemër të Ballkanit do të thoja e vogël në numër të fitojmë jo vetëm këtu në vendin tonë, por të fitojmë edhe në skenën ndërkombëtare”.

Në mesin e sportistëve që morën mirënjohje dhe beneficionet tjera, ishin ish kapiteni i kombëtares në futboll, Goran Pandev, ish kapiteni i RMV-së në hendboll Kiril Llazarov, ish përfaqësuesi i RMV-së në basketboll, Pero Antiç dhe sportist të tjerë që kanë arritur suksese me ekipe vendore dhe ndërkombëtare.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING