(VIDEO) Asaf Ademi N’katror këshillon të rinjtë: Balanconi mësimin formal me praktikën

(VIDEO) Asaf Ademi N’katror këshillon të rinjtë: Balanconi mësimin formal me praktikën

Me fillimin e podcastit N’katror në televizionin Shenja, i ftuari i parë  ishte udhëheqësi i kompanisë INSCALE, Asaf Ademi,  ku ai flet për ndikimin e teknologjisë në jetët tona, si dhe ndan eksperiencën e tij, vështirësitë,  dhe rrugën drejt suksesit. Ademi vlerëson zhvillimet e reja të teknologjisë artificiale, të cilat i sheh edhe si mundësi drejt një suksesi më të zgjeruar, por me shumë përkujdesje dhe kontrollime nga më të ndryshme.

Asaf Ademi, udhëheqës i kompanisë INSCALE

“Te ne si kompani, po zhvillojmë mjaft produkte të bazuara në IA , por gjithashtu jemi të gatshëm dhe i sugjerojmë edhe klientët tanë që nëpërmjet adaptimit të teknologjive bashkëkohore më të reja, do të jenë më të suksesshëm në tregun e punës. Ende jemi në fazën e hulumtimit të softuerëve të ndryshëm të bazuara në IA dhe në fazën e regrutimit edhe pse nuk e kemi aduktuar ende, bëhen gabime nga më të ndryshmet”.

Sipas tij, taktikat të cilat një biznesmen i suksesshëm duhet të përdorë, janë: arsyetimi i ekzistencës, se PSE ekziston, ÇKA është vlera e shtuar e produktit dhe analizimi se si të vënë në funksion realizimin e kërkesës dhe idesë. Ademi beson se nëse gjejmë përgjigjen e kësaj atëherë mund të jemi të suksesshëm.  Në ndërkohë, ai po ashtu shpjegon se si ka arritur që të zgjedhë që të menaxhojë bashkëpunimet me etnicitete të ndryshme në zona të ndryshme kohore.

Asaf Ademi, udhëheqës i kompanisë INSCALE

“Njerëzit me të cilët bashkëpunojmë, janë njerëz që vijnë nga background të ndryshëm por që arritëm që t’i kyçim në një ide të përbashkët. Atyre u kemi dhënë fuqi që të vendosin, por gjithashtu ua kemi dhënë edhe lirinë që të mendojnë dhe të dalin dhe të japin mendime inovative nga më të ndryshmet duke mos hezituar dhe duke mos pasur frigën se do të dështojnë, në fund kjo e jep suksesin”.

Sa i’u përket krizave ai thekson se ç’do kund janë të pranishme por e rëndësishme është menaxhimi i saj.

Këshilla e tij për të rinjtë është që mos t’i ndërpresin studimet, të balancojnë mësimin formal dhe punën në praktikë, pasiqë mësimi është domosdoshmëri por në ndërkohë mos ta lënë me aq, ta mbështesin me praktikë dhe kurse të ndryshme dhe të ketë vazhdimësi të leximeve, të mësojnë gjëra të reja dhe të sfidojnë vetveten.

/SHENJA/

MARKETING