(VIDEO) Arsim, 250 euro për studentët për blerjen e laptopëve

(VIDEO) Arsim, 250 euro për studentët për blerjen e laptopëve

Kryeministri Hristijan Mickoski, deklaroi sot se Qeveria planifikon bursa prej 250 euro për blerjen e pajisjeve elektronike, për studentët për vitin e ardhshëm. Ai tha se procedura në kuadër të Qeverisë tashmë ka filluar, dhe janë në pritje të fillimit të vitit të ardhshëm sepse siç tha ai, një nga kriteret, është që studentët të kenë semestër të regjistruar.

MARKETING

Hristijan Mickoski, kryeministër

“250 euro për pajisje elektronike. Këto para janë parashikuar në buxhet. Procedura në kuadër të Qeverisë, gjegjësisht Sekretariatit të Përgjithshëm, ka filluar. Kriteret përcaktohen dhe është normale që po presim të fillojë viti i ri akademik sepse një nga kriteret është që studentët të kenë semestër të regjistruar”.

Tutje ai ju drejtua të gjithë partive politike që janë në pauzë nga nekrofilia të reflektojnë dilemat e këtij lloji në opinion nga ku ai shfrytëzon këtë rast për t’i bindur dhe për t’iu thënë që të rrinë të qetë sepse siç tha ai, ajo që premton VMRO dhe kjo Qeveri, në të cilën janë partitë politike VLEN dhe ZNAM atë e realizojnë. Ndërkaq, ai paraprakisht vlerëson se shifra përfundimtare në universitetet private dhe shtetërore është diku rreth 55 mijë student që me semestër të verifikuar, do të mund t’i shfrytëzojnë këto 250 euro për blerje të pajisjeve elektronike nga shtatori.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING