(VIDEO) Arrestohen 5 persona, kapen me 79 kilogramë marihuanë

(VIDEO) Arrestohen 5 persona, kapen me 79 kilogramë marihuanë

Pesë persona janë arrestuar pasi Drejtoria e Doganave ka kapur një grup kriminal ndërkombëtar, të dyshuar për trafikim të paligjshëm të drogës, duke parandaluar transportin e 79 kilogramëve marihuanë drejt tregut të Turqisë.

MARKETING

Shik.mk

Droga është zbuluar në një kamion në pikën kufitare Dojran, në dalje nga vendi. Kamioni drejtohej nga një shtetas i Bosnjë e Hercegovinës, i cili është arrestuar pasi ekipet mobile të doganës kanë ndaluar automjetin. Sipas hetimit, kamioni paraprakisht kishte hyrë në Maqedoninë e Veriut i ngarkuar me profile hekuri, të cilat duhej t’i transportonte drejt Greqisë. Ndërkohë, pas një marrëveshjeje paraprake me persona nga Maqedonia e Veriut, në një lokacion të përcaktuar më herët, ndërsa në kamion ishte ngarkuar marihuana.

DREJTORIA E DOGANAVE

“Aksioni filloi pas një informacioni të marrë nga Njësia e Inteligjencës pas së cilës, ekipet mobile të Njësisë për Operacione ndërmorën veprime operative dhe, në pikën kufitare Dojran, në dalje nga shteti, penguan një tentativë për trafikim të paligjshëm të 79 kg marihuanë, e cila ishte destinuar për tregun turk. Marihuana u sekuestrua, ndërsa shoferi, shtetas i Bosnjë-Hercegovinës, u arrestua nga Njësia e Hetimeve, e cila në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PP NKOK) filloi një procedurë të plotë parahetimore me qëllim zbulimin e të gjithë autorëve”.

Pasi droga ishte vendosur në automjet, kamioni ishte vulosur me një vulë që shoferi e kishte me vete. Ai më pas kishte vazhduar drejt Greqisë, por ishte ndaluar në pikën kufitare Dojran nga njësitë mobile të doganës.

Drejtoria e Doganave njoftoi se ndaj pesë personave është ngritur kallëzim penal për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING