Hamza: PDK-ja nuk ndryshon qëndrim, ligji të votohet i pari – për president është mire me pas marrëveshje mes partive politike
Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti që e ka pasur dje, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për diskutimet rreth situatës politike dhe mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet partive.
Hamza ka deklaruar se PDK-ja vazhdon ta mbajë të njëjtin qëndrim, duke nënvizuar se do të ishte në interes të vendit që partitë të gjejnë një dakordim për zgjedhjen e presidentit dhe shmangien e zgjedhjeve të reja, transmeton lajmi.net.
“Është mirë me pasë marrëveshje mes partive politike, dhe vendi të ketë president e të mos shkohet në zgjedhje. Ne kemi diskutuar për këto tema”, ka thënë Hamza.
Megjithatë, ai ka bërë të qartë se për PDK-në nuk ka ndryshim në qëndrimin e saj lidhur me renditjen e çështjeve.
Sipas Hamzës, fillimisht duhet të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara, ndërsa më pas të trajtohet çështja e zgjedhjes së presidentit./lajmi.net/

