(VIDEO) Nuk ka vaksina për gripin sezonal, asnjë kompani nuk u paraqit në tender

(VIDEO) Nuk ka vaksina për gripin sezonal, asnjë kompani nuk u paraqit në tender

 

MARKETING

Shik.mk

Furnizimi i vaksinave falas kundër gripit sezonal në vend ka ngecur, pasi në thirrjen publike nuk është paraqitur asnjë kompani. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se arsyeja është vonesa në prodhimin e vaksinave në nivel global dhe jo ndonjë problem në procedurën e prokurimit. Sipas Ministrisë së shëndetësis, këtë vit ka pasur ndryshime në llojet e viruseve që përfshihen në përbërjen e vaksinës kundër gripit sezonal, dy lloje të virusit të gripit A dhe një lloj të gripit B.

Ku për shkak të kësaj situate, në thirrjen publike të shpallur në vend nuk ka mbërritur asnjë ofertë, përkatësisht asnjë distributor nuk është paraqitur për furnizimin e vaksinave.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

“Në tenderin e shpallur për furnizimin e vaksinave nuk ka mbërritur asnjë ofertë dhe arsyeja është problemi në prodhim në nivel global dhe jo në procedurën tonë. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe agjencia amerikane FDA i kanë përditësuar të tre llojet njëkohësisht, gjë që ka shtyrë fillimin e prodhimit te prodhuesit në mbarë botën”.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë po kërkon mënyra të tjera për sigurimin e sasive të nevojshme. Ministria e Shëndetësisë sqaron se janë në komunikim me vendet fqinje dhe partnerët ndërkombëtarë, me qëllim që vaksinat të sigurohen përmes kanaleve alternative. Sipas tyre dozat e nevojshme të vaksinave do të arrijnë deri në fund të tetorit, pas së cilës mund të fillojë imunizimi kundër gripit sezonal. Vaksinimi rekomandohet veçanërisht për personat që kanë rrezik më të lartë për komplikime nga gripi, përfshirë të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

 

MARKETING