(VIDEO) Armata e Maqedonisë, prezantohen pajisjet e siguruara përmes Fondit Evropian të Paqes

(VIDEO) Armata e Maqedonisë, prezantohen pajisjet e siguruara përmes Fondit Evropian të Paqes

Në kazermën Ilinden sot u prezantuan pajisjet e siguruara në kuadër të bashkëpunimit me Bashkimit Evropian përmes Fondi Evropian të Paqes. Me këtë rast u bë e ditur se mbështetja e deritanishme për vendin arrin në 40 milionë euro, e ndarë në tre paketa, si dhe 2 milionë euro shtesë për Forcat Mjekësore Ballkanike, ndërsa aktualisht po zhvillohen bisedime edhe për një paketë të katërt.

Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajllovski, tha se është prezantuar paketa e parë e pajisjeve që ka mbërritur në vend dhe se bashkëpunimi me Bashkimin Evropian do të sjellë pajisje shtesë dhe forcim të kapaciteteve të Armatës.

VLLADO MISAJLLOVSKI, MINISTËR I MBROJTJES

Bëhet fjalë për tri paketa me vlerë të përgjithshme prej 40 milionë eurosh, ndërsa presim që të nënshkruajmë edhe paketën e katërt. Aktualisht po zhvillojmë negociata për këtë dhe, natyrisht, do t’ua lë përfaqësuesve të Bashkimit Evropian të japin përgjigjen e tyre”.

Ndërkaq, numri një i qeverisë, Hrisjtijan Mickoski, theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në përmbushjen e detyrimeve ndaj NATO-s dhe shtoi se shpenzimet për mbrojtjen në rastin e Maqedonisë së Veriut arrijnë deri në katër për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm, objektiv të cilin tha se Qeveria synon ta ruajë edhe në vitet e ardhshme.

Të pranishmëve ju drejtua edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas, cili përfaqëson pikërishtë vendit nga ku vjen kjo mbështje. Ai vlerësoi se bëhet fjalë për një rezultat të dukshëm të partneritetit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut, veçanërisht pas nënshkrimit të Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje në vitin 2024.

MIHALIS ROKAS, AMBASADOR I BASHKIMIT EVROPIAN

Bashkimi Evropian e ka Fondin Evropian të Paqes, i cili pasqyron bashkëpunimin gjithnjë e më të madh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut. Duhet të them se sot është një ditë shumë e mirë. Po i shohim rezultatet dhe po shohim se ky partneritet jo vetëm që sjell pajisje të reja, por përfshin edhe trajnime. Po shohim ushtrime të shkëlqyera të simuluara nga forcat ushtarake. Siç e dini, ne kemi siguruar 38 milionë euro dhe ky është fillimi i një partneriteti të shkëlqyer”.

Të pranishmit gjithashtu patën mundësi të ndjekin nga afër edhe një ushtrim nga pjestarët e armatës, të cilët po ashtu prezantuan mjetet taktiko-teknike dhe pajisjet e siguruara përmes Fondi Evropian i Paqes.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING