(VIDEO) Analistët: Marrëveshja e Ohrit dhe integrimi evropian, sfida për shqiptarët

(VIDEO) Analistët: Marrëveshja e Ohrit dhe integrimi evropian, sfida për shqiptarët

 

MARKETING

Shik.mk

Ish deputeti dhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Rafiz Aliti, është shprehur në lidhje me situatën politike në Maqedoninë e Veriut, dhe ndryshimet kushtetuese. Aliti në emisionin “Debat në Shenja” me gazetarin Abedin Ismaili, ka theksuar se shqiptarët nuk kanë pse të mërziten se a do të bëhen ndryshimet kushtetuese ose jo, sepse sipas tij preket Marrëveshja e Ohrit.

RAFIZ ALITI-ISH-KOMANDAT DHE VEPRIMTARË

“Unë jap mendimin tim, ne shqiptarët nuk kemi pse mërzitemi a do të bëhen ndryshimet kushtetuese ose jo. E them këtë për shkak se ne kemi hallet tona këtu në Maqedoni, preken shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit ne duhet të alarmojmë këtë punë tek faktori ndërkombëtar tek ato që kanë dhënë garanca e kështu me rradhe. Se ajo marrëveshje duhet te implementohet”.

Ndërkaq, Profesori Universitar, Fati Iseni, dha mendimin e tij duke thënë se ky koezioni politik është i brishtë, dhe sipas tij në bllokun maqedonas ata shkojnë në ekstrmizëm duke akuzuar edhe për tradhëti kombëtare.

FATI ISENI-PROFESOR UNIVERSITAR

“Unë mendoj se ky koezioni politik është i brishtë, ku besoj që shihet qartë është e natyrshmë që të jenë apo të ndarë opozita dhe pozita, por në bllokun maqedonas ato shkojnë ekstrem duke akuzuar edhe për tradhëti kombëtare, thjeshtë është pak specifike domethënë për vendet e tjera. Në bllokun politik shqiptarë e dijmë që akoma bisedohet dhe kontestohet çështja e legjitimitetit domethënë kush dhe cili është legjitim nga populli shqiptarë”.

Kurse Analisti, Xhenur Iseni, theksoi se i gjithë spektri politik shqiptarë çdo herë para fillimit të zgjedhjeve dhe çdo fushatë sipas tij, pikë të parë i kanë pasur në programet e tyre, integrimet.

XHENUR ISENI-ANALIST

“Natyrisht se nuk është problem i vetëm por kisha thënë ndoshta edhe kryesori se gjithë ne e dijmë edhe të kaluarën gjithë spekti politik shqiptarë çdo herë para fillimit të zgjedhjeve dhe çdo fushatë domethënë pikë të parë i kanë pasur në programet e tyre, në pretendimet e tyre integrimet edhe i paraqisnin si zgjidhje të të gjitha problemeve”.

Iseni poashtu përmendi edhe debatin për pozitën e shqiptarëve në vend, duke thënë se opozita flet për degradim të statusit të tyre.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

MARKETING