(VIDEO) Ali Ahmeti qytetar nderi në Tiranë, Rama: Një ndër shqiptarët më të mirët në histori

(VIDEO) Ali Ahmeti qytetar nderi në Tiranë, Rama: Një ndër shqiptarët më të mirët në histori

Kryetarit të Bashkimit Demokratitk për Integrim, Ali Ahmeti, i është dhënë titulli ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës së tij,  u shpreh se Ali Ahmeti do të mbetet në historinë e gjatë të kombit tonë dhe se është modeli i një politikani dhe aktivisti të vërtetë.

ERION VELIAJ, KRYETAR I BASHKISË SË TITRANËS

“Tirana, i ka me pikatore qytetarët e nderit, dhe sot do t’i bashkohet këtij gjerdani, kryetari ynë, lider, misionar kryemësues, Ali Ahmeti. Disa njerëz i hyjnë politikës duke pasur ndërmend një ekskursion të shkurtër, dhe dalin pa lënë asnjë shenjë. Disa i hynë politikë me përfytyrimin si aksesor, ku thjesht t’i shtojnë xhaketës së tyre një medalje, apo një rresht në CV e tyre, edhe këta të padukshëm dhe kollaj të harrueshëm në rrugëtimin e tyre. Kurse disa të tjerë i hyjnë politikës të shtyrë nga vokacioni i tyre dhe bëjnë vepra, madje kryevepra. Këta janë ata që mbeten në histori dhe sot jemi dëshmitarë Ali Ahmeti do të mbetet në historinë e gjatë të kombit tonë. Ky është modeli i një politikani dhe aktivisti të vërtetë”.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, e cilësoi Ahmetin si një ndër shqiptarët më të mirë të historisë tonë kombëtare.  Teksa vlerësoi maksimalisht rolin e Ahmetit në përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve që jetojnë në RMV, Rama bëri thirje për bashkim mes shqiptarëve dhe dënoi përçarjet.

EDI RAMA, KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

“Sot Tirana nderon një shqiptar ndër më të mirët e historisë tonë kombëtare. Një histori e shkruar me stërmundime të jashtëzakonshme, jo vetëm për shkak të fuqive të mëdha, dikur që për ta Shqipëria ishte një shprehje e bezdishme gjeografike, as vetëm për shkak fqinjësh më të fuqishëm, të cilët deri disa dekada më parë e shihnin shqiptarin si atavizëm të padurueshëm historik në trevat e këtij rajoni provincial mes Lindjes dhe Perëndimit, por edhe për shkak shqiptarësh të këqij që armët e luftës dhe të diplomacisë i përdornin kundër njëri-t jetrit”.

Rama deklaroi se pa Ali Ahmetin shqiptarët e Maqedonisë nuk do të ishin sot në ditën e tyre më të mirë në historinë e atij shtetit.

Në fjalën e tij falënderuese, Ahmeti tha se rruga ka nisur me planin për bashkimin e tokave shqiptare, por se me ndryshimin e rrethanave u ndryshua edhe strategjia.  Ndër të tjera, Ahmeti bëri dhe batuta duke thënë se nëse nuk e mban flamurin shqiptar në zyrë gjobitet me 5 mijë euro. /SHENJA/

MARKETING