(VIDEO) Ali Ahmeti: Mickoski nuk mund të vendos se kush do t’i përfaqësojë shqiptarët

(VIDEO) Ali Ahmeti: Mickoski nuk mund të vendos se kush do t’i përfaqësojë shqiptarët

Bashkimi Demokratik Për Integrim sot në Gostivar ka festuar  22-vjetorin e themelimit si subjekt politik. Fjalim rasti në këtë përvjetor mbajti  kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, i cili përmendi të arritur të cilat i kanë bërë për dy dekada dhe theks të veçantë ai i kushtoi  pozicionimit politik të shqiptarëve në dikasteret më të larta shtetërore siç është edhe kryeministri. Ahmeti tha se BDI është fituese absolute në të gjitha ciklet zgjedhore, nga themelimi i saj deri e më sot.

ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Kryearritja jonë është Marrëveshja e Ohrit, miratuam ndryshimet kushtetuese në përputhje me marrëveshjen e Ohrit. Miratuam ndarjen territoriale, zyrtarizimin e flamurit kombëtar shqiptarë, zyrtazimin e gjuhës shqipe. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuatë në institucionet e shtetit, mundësimi i punsimit në mbi 25.000  administratorëve shqiptarë në administratën e shtetit dhe ato publike. Marrëveshja e Prespës, mbyllja e kontekstit me emrin dhe ndryshimi kushtetues, antarsimi në NATO” .

Kreu i BDI-së foli edhe për situtën aktuale politike në vend. Ai tha se nuk e mohon fitoren e VMRO-DPMNE-së, në kampin e tyre, por siç tha Ahmeti, Mickoski nuk mundet të vendos për shqiptarët se kush do t’i përfaqësojë ata.

ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Nuk mund të jenë përfaqësues të shqiptarëve humbësit, nuk mund të jenë përfaqësues të shqiptararëve ata të cilët asnjë metelik nuk kanë dhënë për këtë vend. Prandaj dhe besoj në mirëkuptimin e qendrave ndërkombëtare të vendosjes që bashkarishtë edhe këtë përballje ta tejkalojm. Kjo përballje nuk është më e vështirë se ajo e 2001, kjo përballje nuk më e vështirë se sa përballjet që kemi pasur me vendet e rajonit, por ama duhet tju thuhet ndalë ambicieve të sëmura të partisë politike, e cila ne nuk e mohojmë që ka mandatin për të drejtuar me ekzekutivin , por ama nuk ka mandat për të bërë përzegjdhje dhe për të përshtëruar shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kan aq gjakë shqiptarët sa ti dalën zot vetvetës”.

Kreu i BDI-së tha se nuk duhet të kthehemi mbrapa, por duhet shikuar me sy kah Europa. Ahmeti ftoi institucionet që të luftojnë korrupsionin dhe të hapet vetingu për të gjithë funksionarët dhe ish-funksionarët.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING