(VIDEO) Aleanca për Shqiptarët: Për herë të parë shqiptarët me vetëm 4 nga 19 ministri

(VIDEO) Aleanca për Shqiptarët: Për herë të parë shqiptarët me vetëm 4 nga 19 ministri
DCIM100MEDIADJI_0484.JPG

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, kritikon partitë shqiptare të koalicionit VLEN, për atë se në Qeverinë e re do të kenë siç thonë ata më së paku ministri nga këta tre dekadat e fundit. Shqiptarët në RMV sipas tyre, kanë drejtuar më së paku 5 nga 15 resore ministrore, gjegjësisht 6 nga 15 ministri dhe së fundi 8 resore nga 16, pa përmendur siç shtojnë ministrat pa portofol, zëvendëskryeministrat apo edhe ato në detyrë.

Aleanca për Shqiptarët

Ndodh që për herë të parë shqiptarët të drejtojnë vetëm 4 resore ministrore në Qeverinë e paralajmëruar nga VMRO-vLEN, dhe atë 4 nga 16 resore. Biles, edhe më keq, do bëjnë ndryshime ligjore që të bëhen 4 nga 19, e që do të jetë ekzekutimi politiko-institucional i shqiptarëve të RMV-së.   Nuk ka resor Ministri për Integrim. Nuk ka resor Ministri për Qeverisje të Mirë. Do jenë dy ministra pa resor që do të kenë nga 5 të punësuar, një shofer e një fotograf”.

Ndërkaq, ashtu siç dihet jozyrtarisht koalicionit Vlen i janë premtuar 6 ministri, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Integrimit Europian, Ministria e Çështjeve Sociale, Demografisë dhe Rinisë si dhe Ministria pa resor për Qeverisje të mirë.  Në Qeverinë e re, e cila do të drejtohet nga Hristijan Mickoski,  krahas gjashtë ministrive, Vlen do ketë 7 zëvendës ministra dhe 5 sekretar shtetëror.

Javën që vjen pritet që presidentja Gordana Siljanovska – Davkova, ta ndajë mandatin për përbërjen e re qeveritare. Afati për ndarjen e mandatit skadon më 7 qershor.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING