(VIDEO) Aksion ekologjik ndërkomunal, Arifi dhe Ibrahimi së bashku pastrojnë hapsirat publike!

Komuna e Likovës së bashku me atë të Haraçinës përmes një aksioni të përbashkët, kanë pastruar hapsirat publike rreth rrugës së vjetër që lidh këto dy komuna. Në këtë aksion morrën pjesë edhe dy krerët e komunave të lartë përmendura të cilët ishin reshtuar krah punonjësve për të pastruar sado pak mbeturinat që hidhen nga kalimtarët e rastit po edhe nga vetë banorët e pandërgjegjshëm.
Kreu i Likovës, Erkan Arifi tha se ky aksion do të jetë një aksion që do të mbahet për çdo vit dhe kërkoi që qytetarët e dy komunave po edhe qytetarët e tjerë që frekuentojnë këtë rrugë të jenë më të kujdesshëm dhe të mos hedhin vend e pa vend mbeturinat.
ERKAN ARIFI, KRYETAR I KOMUNËS SË LIKOVËS 041-
‘’Të jemi sa më të kujdesshëm të ruajmë ambientin, këtë bukuri që na e ka fal zoti ta ruajmë me ndërgjegjen sa më të pastër dhe mos të hedhim mbeturina në vendet të cilat nuk janë të përcaktuara nga këshilli komunal. Besoj që ky aksion do të jetë edhe tradicional dhe çdo vit, që ti mirmbajmë hapsirat publike por edhe ne si komunë e Likovës në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale ‘Pishat’, në ditët në vazhdim, do të vazhdojmë edhe në fshatrat e tjera”.
Me apel që qytetarët të kenë kujdes, doli edhe kryetari i Haracinës, Ridvan Ibrahimi.
RIDVAN IBRAHIMI, KRYETAR I KOMUNËS SË HARACINËS
“Padyshim, mbeturinat vend e pavend sigurisht që nuk është një pasqyrë e mirë. Në këtë drejtim, aksionin e ndërmorrëm së bashku, me shpresë që në të ardhmen edhe nga ana e qytetarëve, po edhe nga secili qytetar që mund ta frekuentojë këtë rrugë që të kujdeset që mos ta kemi këtë far pasqyre jo të mirë”.
Përmes këtij aksioni siç njoftuan krerët e dy komunave janë pastruar hapsirat publike rreth rrugës së vjetër, nga fshati Nikushtak në drejtim të Komunës së Haraçinës.
Mevludin Imeri /SHENJA/