(VIDEO) Ademi: Siljanovska e shkeli Kushtetutën, Lloga: Betimi është NUL

(VIDEO) Ademi: Siljanovska e shkeli Kushtetutën, Lloga: Betimi është NUL

Mospërdorimi i emrit të ri të shtetit gjatë marrjes së detyrës nga Presidenetja e re Gordana Siljanovska-Davkova, ka ngjallur reagime në opinion, e sidomos tek Fronti Europian. Ka reagur edhe Krenar Lloga ministër i Drejtësisë nga Aleanca për Shqiptarët, i cili ka shkruar se mosrespektimi i emrit kushtetues të shtetit e bën betimin e Siljanovskës të pavlefshëm.

KRENAR LLOGA, Ministër i Drejtësisë

“Mosrespektimi i emrit kushtetues të shtetit e bën betimin e Siljanovskës NUL (të pavlefshëm). Ose përsëritje e procedurës ose Jovan Mitrevski (Kryetar i Kuvendit) duhet të marrë funksionin e kryetarit të shtetit si ushtrues detyre”.

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, theksoi se Siljanovska, që në fjalinë e parë e ka shkelur Kushtetutën duke mospërmendur “Republikën” dhe “Maqedoninë e Veriut”.

ARBËR ADEMI,ZËDHËNËS I BDI-SË

“Sot fjalimi i Presidentes së vendit ishte një fjalim për 8 mars. Që në fillim me fjalinë e parë e shkeli kushtetutën e vendit, duke mos e përmendur as fjalën Republikë, e lerëni mo Republika e Maqedonisë së Veriut, me të gjitha implikimet, me të gjitha konsikuencat që i ka kjo. Presidentja foli për unitet, mirëpo gjatë fjalimit të saj për pos që e ngriti në qiell kryetarin e partisë së saj, poashtu përmendi në një rastë edhe kryetarin e një partie tjetër, duke përmendur vetëm dy liderë në bllokun politik maqedonas dhe duke i përjashtuar kështu nga thirrja për unitet gjithë të tjerët”.

Ademi tha se Siljanovska nuk e ka përmendur as marrëveshjen për fqinjësi së mirë dhe vuri në dukje se ajo nuk e ka përmendur as urimin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ditë më parë i  ka dërguar Siljanovskës.

Ndërkohë, reagime të njejta për Siljanovskën, ka pasur edhe nga qytetarët, të cilët i kanë shprehur po ashtu në rrjetet sociale.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING