(VIDEO) 5 mijë fidanë për 25 vjetorin e klinikës ‘Zhan Mitrev”

Në 25 vjetorin e themelimit të Klinikës “Zhan Mitrev”, klinika ka nënshkruar Memorandum bashkëpunimi me ndërmarjen publike “Pyjet Kombëtare”, bashkëpunim me të cilin në periudhën e ardhshme do të mbillen 25.000 fidanë, që siç tha drejtori i klinikës Zhan Mitrev, klinika do të konfirmojë ambicien dhe misionin e saj, që historia e këtij institucioni shëndetësor të mos kufizohet vetëm në mjekësi por edhe në përgjegjësinë sociale, një mjedis të shëndetshëm, përkushtim për të ardhmen dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.
ZHAN MITREV, DREJTOR I KLINIKËS
“Gjatë 25 viteve të fundit, Klinika Zhan Mitrev ka vendosur standarde të larta në mjekësinë kardiovaskulare, por misioni ynë ka qenë gjithmonë më i gjerë krijimi i kushteve më të mira për një jetë të shëndetshme. Mjedisi i shëndetshëm është një nga faktorët kyç për shëndetin kardiovaskular, pasi ajri i ndotur, hapësira e reduktuar e gjelbër dhe ndryshimet klimatike kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sëmundjet kardiovaskulare”.
Drejtori i ndërmarjes publike “Pyjet Kombëtare” Zdravko Trajanov tha se mbjellja e 25.000 fidanëve, në bashkëpunim me klinikën Zhan Mitrev, është jo vetëm një hap drejt rimëkëmbjes së pyjeve, por edhe investim direkt në ajër më të pastër, mjedis më të mirë dhe të ardhme më të shëndetshme për të gjithë qytetarët.
ZDRAVKO TRAJANOV, DREJTOR I NP. PYJE KOMBËTARE
“Mënyra më e mirë për të investuar në të ardhmen e Republikës sonë të Maqedonisë, ndër të tjera, është pyllëzimi. Duke vepruar kështu, ne po lëmë një trashëgimi për brezat e ardhshëm, pyllëzimi nënkupton më shumë ajër të pastër dhe në një farë mënyre paraqet një investim në kujdesin shëndetësor”.
Klinika Zhan Mitrev në 25 vitet e fundit ka pasur 1.1 milionë vizita nga më shumë se 400 mijë pacientë nga vendi, por edhe nga shumë vende të tjera të botës. Deri më sot në këtë institucion shëndetësor janë kryer më shumë se 45 000 procedura kirurgjikale, thanë nga klinika “Zhan Mitrev”.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/