(VIDEO) 19 vatra zjarri, shtatë prej tyre janë ende aktive

(VIDEO) 19 vatra zjarri,  shtatë prej tyre janë ende aktive

Qendra për Menaxhimin e Krizave ka bërë të ditur se gjatë 24 orët e fundit në hapësirë të hapur  kanë qenë 19 zjarre ku shtatë prej tyre janë ende aktive, tre janë nën kontroll dhe nëntë të tjera janë shuar. Zjarret aktive janë në territoret e komunave Çashkë, Petrovec, Shtip, Çuçer-Sandev, Dollneni, dy në Prilep dhe në Studeniçan. Zjarri është nën kontroll në territorin e Dellçevës ku në deponinë e qytetit po digjen mbeturina. Ndërkaq zjarri më kritik drejtori I Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov, ka thënë që është në Mariovsko të Prilepit.

Për këtë shefi i shtabit të krizës në Prilep, Borçe Joveski, ka treguar se zonat e banuara po ruhen me vigjilencë dhe forcat janë të përqëndruar kryesisht në katër deri në pesë lokacione kritike. Në terren deri më tani janë 200 profesionistë dhe një Air tractor.

Borçe Joveski, shef i shtabit të krizave në Prilep

“Për momentin, profesionistët janë të vendosur në katër deri në pesë vende ku zjarri më aktiv është: afër fshatit Krushevicë, Bonçe dhe në drejtim të Shtavicës, ku janë 50 pjesëtarë të ARM-së dhe profesionistë të tjerë që e plotësojnë atë grup. Pastaj në afërsi të fshatit Vepërçan dhe Dunjë, ku janë edhe 50 pjesëtarë të ARM-së. Vende të tjera me rrezik ku ka profesionistë janë vendi ku zjarri rrezikon të zbresë përmes Volkovës në fshatin Selcë ku ndodhet manastiri ‘Shën Dimitria’.”

Ndërkaq shtabi republikan I krizës për mbrojtje dhe shpëtim ka vendosur që menaxhimin e kësaj krizë ta kryej Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim mirëpo shtabi I krizës së Pripelit mbetet aktiv në monitorimin dhe organizimin e situatës në teren.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING