“Le të rrjedhë nafta”! Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin

“Le të rrjedhë nafta”! Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi mbrëmjen e së dielës se marrëveshja e paqes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është përfunduar. Pakistani, shtet i cili ka luajtur rol kyç ndërmjetësues në negociata, deklaroi se palët kanë arritur dakordësinë për t’i dhënë fund konfliktit.

“Nga bisedimet intensive, kemi kënaqësinë të njoftojmë se është arritur marrëveshja e paqes midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës Islamike të Iranit”, shkroi kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, në rrjetin social X.

Sipas tij, të dyja palët kanë shpallur ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë edhe Libanin. Sharif bëri të ditur se ceremonia zyrtare e nënshkrimit do të mbahet më 19 qershor në Switzerland.

Pak minuta më vonë, Trump konfirmoi marrëveshjen në platformën Truth Social.

“Marrëveshja me Republikën Islamike të Iranit tani është përfunduar. Urime të gjithëve. Me këtë autorizoj plotësisht hapjen pa tarifa të Ngushticës së Hormuzit dhe autorizoj heqjen e menjëhershme të bllokadës detare të Shteteve të Bashkuara. Anije të botës, ndizni motorët. Le të rrjedhë nafta”, shkroi ai.

MARKETING