(VIDEO) 1.3 miliardë euro për pjesët e mbetura të korridoreve 8 dhe 10-D

(VIDEO) 1.3 miliardë euro për pjesët e mbetura të korridoreve 8 dhe 10-D

U nënshkrua marrëveshja për Korridorin 8 dhe 10-D mes Qeverisë së RMV-së dhe Behtel-Enka. Projekti do të kushtojë 1.3 miliardë euro ose 12 milionë euro për kilometër, i cili duhet të shtrihet nga Tetova deri në Qafathanë. Paratë për këtë projekt infrastrukturor do të ndahen nga buxheti i shtetit, nga 250 milionë euro në vit.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski para nënshkrimit të Marrëveshjes tha se projekti për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D është projekti më i rëndësishëm infrastrukturorë.

Dimitar Kovaçevski

 “Projekti do të kushtojë 1.3 miliard euro, është projekt historik. Projekt më i rëndësishëm infrastrukturor në vend”.

Ministri i Transportit, Blagoj Boçvarski tha se vendi ka nevojë për rrugë të reja cilësore për zhvillimin e ekonomisë, transport më të shpejtë të mallrave dhe shërbimeve dhe për cilësi më të mirë të jetës së qytetarëve.

Bllagoja Boçvarski

“Për këtë projekt, tashmë nga Buxheti i këtij viti janë ndarë 244 milionë euro. Pres menaxhim të mirë të proceseve. Para nesh kemi shumë sfida në terren, por pres që të gjithë të bëjmë përpjekje maksimale”.

Në pjesën e Maqedonisë, Korridori 8 shtrihet në gjatësi prej 68 km, me autostradë me 6 korsi, nga Tetova në Gostivar, Kërçovë, përmes Strugës deri në Qafë Thanë, ndërsa Korridori 10-D nga Prilepi në Manastir shtrihet në gjatësi prej 40 km dhe realizohet me 6 korsi. /SHENJA/

 

 

 

 

MARKETING