Verstappen siguron “pole position” në pistën e shtëpisë, tjetër zhgënjim për Ferrarin

Piloti i Red Bullit, Maks Verstappen ka siguruar “pol posizhën” në pistën e Zandvoort, pasi regjistroi kohën më të shpejtë prej 1 minutë, 10 sekonda e 657 të mijtat. Vendi i dytë i takoi pilotit të Meklarenit, Lando Noris, ndërsa i treti u klasifikua piloti i Mercedesit Xhorxh Rasell.
Kohën e katërt më të mirë e siguroi piloti i Villiamsit, Aleksander Albon, ndërsa i 5-ti u rendit Fernando Alonso me Aston Martin. Zhgënjen Ferrari, pasi dy pilotët e saj Karlos Sainz dhe Sharles Leklerk u renditën në pozitat 6 dhe 9. Gara për Çmimin e Madh të Holandës do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 15:00.