Verstappen regjistron fitoren e pestë të sezonit në F1

Verstappen regjistron fitoren e pestë të sezonit në F1

Max Verstappen e ka regjistruar fitoren e pestë të sezonit në Formula 1 dhe e ka vazhduar dominimin në këtë edicion.

Verstappen të dielën triumfoi në garën Grand Prix në Spanjë. Ishte dominues.

Podiumin e siguroi edhe dyshja e skuderisë Mercedes, Lewis Hamilton dhe George Russell.

Lideri i Formula 1, Versappen, ishte i pari që nga fillimi e deri në fund. Në vendin e parë i kishte mbyllur edhe kualifikimet në “Circuit de Barcelona-Catalunya”.

Ai ishte 25 sekonda para Hamiltonit, shtatë herë kampionit të botës.

Fitorja ka bërë që Verstappen të shkëputet me 53 pikë në krye të renditjes së ngasësve.
I dyti është ngasësi tjetër i skuderisë së Red Bullit, Sergio Perez, i cili të dielën përfundoi në vendin e katërt.

Gara e radhës mbahet në Kanada, nga 16 deri më 18 qershor.

MARKETING