Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 158-të

Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 158-të

Sot u zhvillua seanca e 158-të e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku u vendos që në Shkup të ndërtohet parku i parë kulturor për inovacion, transmeton Portalb.mk.

Në njoftimin e Qeverisë, theksohet që ky lloj projekti tashmë gjendet në Lubljanë, Tiranë, Strasburg dhe Prishtinë, ku të rinjtë do të mund të realizojnë kapacitetet e tyre. Këtu do të mbështetet të rinjtë që do të duan të krijojnë biznese, por nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare.

Qeveria miratoi propozimin për pushim pa pagesë në vitin 2023 për fëmijët e familjeve në rrezik social dhe fëmijët që shfrytëzojnë shtesa të veçanta.

Zoran Trifunovski u emërua ushtruesi i detyrës – drejtor në Ndërmarrjen Publike “Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Infrastruktura”, pasi Hari Lokvenec dha dorëheqje.

Maqedonia e Veriut pranoi që ushtarë të huaj të realizojnë trajnime në vend, ndërkohë të dërgon disa përfaqësues për ushtrime në Serbi.

MARKETING