Veliçkovski: Termi një shoqëri për të gjithë u keqpërdor, marrëdhëniet ndëretnike sot i kemi të përkeqësuar

Kryetari i Lëvizjes për Republikën e Re, Ivon Veliçkovski në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, tha se ka patur një operacion sigurie ku u formua një shumicë e cila e ka mbajtur Maqedoninë e Veriut në rrugën euroatlantike.
Veliçkovski tha se arsyeja se përse sot po bisedohet për zgjedhje parlamentare, është se “vetëm në zgjedhje të bashkuara, ato presidenciale dhe parlamentare, nuk do ta dimë se çfarë komandanti suprem do të zgjedhim, por ajo do të jetë transferim të ndikimit të listave partiake dhe zgjedhje të një mandati të katërt të një Ivanovi, pa dallim se si do të quhet dhe se nga cila parti do të vjen”.
Veliçkovski tha se sot nuk kemi marrëdhënie më të mira ndëretnike se sa viti 2016.
“Tema e një shoqërie për të gjithë ishte keqpërdorur. Rezultatin e kemi sot nga gjitha veprimet sociale politike. Ndarjet janë më të mëdha. Disfunksionaliteti është jo funksional”, tha Veliçkovski.
Ai tha se vendi duhet të vazhdojë rrugës se bashkimit dhe funksionimit.