Kremlini: Gjatë bisedimeve Putin-Trump në Kinë u diskutuan mbi luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet Rusi-SHBA

Kremlini: Gjatë bisedimeve Putin-Trump në Kinë u diskutuan mbi luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet Rusi-SHBA

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti amerikan, Donald Trump, diskutuan mbi luftën e vazhdueshme në Ukrainë dhe marrëdhëniet midis Moskës dhe Washingtonit gjatë takimit të tyre në Kinë, deklaroi të enjten ndihmësi i presidentit rus, Yury Ushakov, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Duke folur për gazetarët pas bisedimeve në Shenzhen – qytet që më herët priti Takimin e 33-të të Liderëve Ekonomikë të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) – Ushakov tha se takimi shkoi “shumë mirë” dhe zgjati rreth “35-40 minuta”.

“Ky takim ishte i natyrës përgatitore në prag të samitit trepalësh”, tha Ushakov, duke iu referuar një takimi trepalësh shumë të pritur midis Putinit, Trumpit dhe presidentit kinez, Xi Jinping, i cili pritet të zhvillohet më vonë gjatë ditës së enjte.

Duke theksuar se asnjëra palë nuk bëri deklarata veçanërisht të rëndësishme gjatë takimit dypalësh, Ushakov tha se Putini u largua nga takimi me presidentin amerikan në një gjendje shpirtërore “thjesht të shkëlqyer”.

Takimi midis Putinit dhe Trumpit u zhvillua pasi të dy mbajtën fjalime në Takimin e Liderëve Ekonomikë të APEC-ut, më herët gjatë së enjtes.

“Kush është ai? Është miku im”, u tha Trump gazetarëve ndërsa ecte drejt Putinit për takimin e tyre, duke shtuar më vonë se beson se nga ky takim mund të dalin “shumë gjëra të mrekullueshme”.

Putini, nga ana e tij, nuk bëri asnjë koment gjatë pjesës së hapur të bisedimeve.

Të dy liderët u takuan për herë të fundit ballë për ballë më 15 gusht 2025, në Bazën e Përbashkët Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaskë; që nga ajo kohë, Putini ka zhvilluar takime të rregullta me të dërguarit amerikanë në Moskë.

MARKETING