Vedat Muriqi reagon pas tërmetit në Turqi: Lutjet e mia janë me ju

Vedat Muriqi reagon pas tërmetit në Turqi: Lutjet e mia janë me ju

Turqia përjetoi një tërmet të fuqishëm në mëngjesin e sotëm duke lënë shumë viktima dhe dëme materiale.

Në Turqi ishte edhe një ekip i Kosovës në mundje ku po qëndronin në qytetin, Kahramanmarash, shkruan GazetaBlic Sport.

Numri i viktimave raportohet të ketë shkuar në 1900.

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi i cili kishte kaluar një pjesë të karrierës në ligën elitare turke, ka reaguar në Twitter për ngjarjen e rëndë.

Dhimbja që përjetojmë është e papërshkrueshme. Lutjet e mia, zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti… Shërohuni shpejt të gjithë. Zoti i mëshiroftë ata që humbën jetën, të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.

MARKETING