Vardari rikthehet te fitorja, mposht Shkëndijën e Haraçinës
Vardari është rikthyer te fitorja në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut (LPFMV), pasi në kompleksin sportiv “FFM” triumfoi 2:0 ndaj Shkëndijës së Haraçinës.
Skuadra shkupjane e zhbllokoi ndeshjen në pjesën e dytë, kur Boban Nikolov shënoi për epërsinë e Vardarit. Goran Zakariq më pas realizoi golin e dytë, duke vulosur fitoren e vendasve.
Me këtë sukses, Vardari i rikthehet rezultateve pozitive në kampionat.
Xhiroja e tetë do të vazhdojë të hënën, me Strugën që në shtëpi pret Arsimin, ndërsa do të mbyllet të mërkurën me përballjen mes Bregallnicës dhe Skopjes.

