Mourinho, i tërbuar me gjyqtarin: Një mediokër pa përvojë, nuk mund ta përballonte presionin
José Mourinho është i zemëruar me arbitrin Ortiz Arias pas humbjes së Real Madridit në derbin ndaj Atletico-s. Trajneri i Merengues tregon një foto me ndërhyrjet ndaj Bellingham dhe Valverde: “Janë dy të kuqe të pastra”.
“Ishte gjithçka shumë e çuditshme – vazhdoi Mourinho – Ne e dinim tashmë se kush ishte arbitri një javë më parë, kur normalisht e dimë 24 orë më parë. Arbitri nuk kishte përvojë për të gjykuar një derbi. Ai është 41 vjeç, është një arbitër mediokër që ka arbitruar vetëm ndeshje të kategorisë së dytë. Erdhi i gjori këtu dhe nuk e përballoi dot presionin”.
“Mendova se do të gjeja një ligë tjetër nga ajo që lashë. Ata thanë jo dhe shpjeguan pse. Por ja ku jemi… Do të luftojmë. Nëse na lënë vetëm, me qetësi, dhe na lejojnë të garojmë në kushte të barabarta, kemi ende shumë rrugë për të bërë. Nuk dua të shkoj aq larg sa të them se është manipuluar”.

