Vazhdon debati për rikonstruimin e Qeverisë

Vazhdon debati për rikonstruimin e Qeverisë

Në Kuvend edhe pasdite është debatuar rreth Propozimit për rikonstruksionin e Qeverisë, ndërsa pas seancës prej rreth një orë e gjysmë nënkryetari i Shtëpisë lëigjvënëse, Goran Misoski ka shpallur pushim dhe ka njoftuar se seanca e 104-të do të vazhdojë pas orës 19:00.

Deputetët ende po debatojnë për pikën e parë të rendit të ditës, gjegjësisht propozimin për shkarkimin e anëtarëve të Qeverisë, ministrat e mëparshëm të Shëndetësisë, Bekim Sali, të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti dhe ministrit pa portofol përgjegjës për Diasporën, Xhemail Çupi.

Gjatë orëve të pasdites seancës folën vetëm deputetët e opozitës. Ata, si edhe gjatë tri ditëve të kaluara, kritikuan rikonstruksionin e Qeverisë, si dhe keq-qeverisjen e LSDM-së dhe koalicionit. Kundërshtarët flasin përgjithësisht për krizën ekonomike, e cila karakterizohet nga inflacioni i lartë, emigracioni i të rinjve, situatën shëndetësore, duke iu referuar mungesës së mjekëve dhe ilaçeve, projekteve të paplotësuara të premtuara nga qeveria, korrupsionit, si dhe shpenzimeve joproduktive të parave publike.

Deputetët e opozitës theksuan se deputetët e Aleancës për Shqiptarët, e cila me rikonstruksionin bëhet zyrtarisht pjesë e shumicës qeverisëse, “deri dje” e ka kritikuar qeverisjen e LSDM-së dhe i ka quajtur deputetët dhe funksionarët socialdemokratë “kriminelë dhe të paaftë”.

Katër ditë më parë ka nisur seanca për rikonstruksionin e Qeverisë.

MARKETING