Vazhdon debati i amandamenteve për ribalancin e Buxhetit

Vazhdon debati i amandamenteve për ribalancin e Buxhetit

Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet sot në orën 11:00 do ta vazhdojë debatin e amandamenteve për ribalancin e Buxhetit.

Për ribalancin e Buxhetit janë parashtruar gjithsej 224 aandamente prej të cilave 90 janë nga BDI, 78 nga LSDM, 51 nga E Majta dhe 5 nga VLEN-i. Komisioni deri më tani shqyrtoi disa amandamente.

hpenzimet e përgjithshme, rishikohen në 425,2 miliardë denarë. Janë siguruar mjete shtesë për investimet kapitale, të cilat arrijnë pothuajse 46 miliardë denarë dhe rriten për afër 5,8 miliardë denarë, rritje për 14,5 për qind. Në pajtim me projeksionet, këtë vit pritet rritje ekonomike prej 3,5 për qind, inflacion prej 4,5 për qind dhe deficit buxhetor 4,1 për qind të PBB-së.

Me ribalancin të ardhurat e përgjithshme parashikohen në 379,2 miliardë denarë, që është rritje për pothuajse 4,2 miliardë denarë ose 1,1 për qind në krahasim me buxhetin inicial për vitin 2026.

Shpenzimet e përgjithshme, rishikohen në 425,2 miliardë denarë. Janë siguruar mjete shtesë për investimet kapitale, të cilat arrijnë pothuajse 46 miliardë denarë dhe rriten për afër 5,8 miliardë denarë, rritje për 14,5 për qind. Në pajtim me projeksionet, këtë vit pritet rritje ekonomike prej 3,5 për qind, inflacion prej 4,5 për qind dhe deficit buxhetor 4,1 për qind të PBB-së.

MARKETING