Valon Ethemi, realizon tjetër gol në Superligën turke

Valon Ethemi, realizon tjetër gol në Superligën turke

Valon Ethemi vazhdon të jetë në super-formë në Superligën turke. Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut ka shënuar edhe një gol tjetër në fitoren 2:1 të ekipit të tij Istanbulspor ndaj Alaniaspor. 25 vjeçari realizoi golin e parë, duke zhbllokuar shifrat e takimit në minutën e 67-të, me tetovarin që mori një asist nga shqiptari tjetër, Rroca dhe e dërgoi topin në rrjetë me shumë stil. Avantazhi i Istanbulsporit zgjati vetëm 4 minuta, pasi portugezi Kavaleiro barazoi përkohësisht për Alaniasporin, por vendasit u rikthyen në avantazh në minutën e 77-të kur Gultekin vulosi fitoren e Istanbulsporit. Për Valon Ethemi ky ishte goli i nëntë sezonal në Superligën turke, i cili numëron edhe tri asiste.

MARKETING