Ushtria izraelite: Edhe dy ushtarë të tjerë të vdekur në Gaza

Ushtria izraelite: Edhe dy ushtarë të tjerë të vdekur në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se dy ushtarë të tjerë humbën jetën dhe një oficer u plagos në përleshjet në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Ushtria izraelite njoftoi se Adar Gavriel (24) nga Brigada Bislah humbi jetën në përleshjet në veri të Gazës dhe rreshteri Yehonatan Elias (20) nga Brigada Givati ​​humbi jetën në përleshjet në jug të Gazës.

Në njoftimin e ushtrisë gjithashtu thuhet se një oficer i Brigadës Givati ​​është plagosur rëndë në përleshjet në jug të Gazës.

Numri i ushtarëve izraelitë të vrarë që nga 7 tetori i vitit 2023, kur filluan sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, është rritur në 644, prej të cilëve 293 gjatë pushtimit tokësor.

MARKETING