Ushtria izraelite arreston 30 palestinezë në Bregun Perëndimor
Ushtria izraelite arrestoi 30 palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacionit për të Burgosurit dhe të Liruarit, të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, thuhet se ushtria izraelite vazhdon bastisjet e saj në Bregun Perëndimor nën pushtim.
Bastisjet u intensifikuan në qytetin El-Halil (Hebron) në jug të Bregut Perëndimor ku janë arrestuar 30 palestinezë, përfshirë në mesin e tyre edhe ish të burgosur.
Bashkë me të arrestuarit e fundit numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori ka arritur në 10.600 ndërsa theksohet se 699 palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që përvetësojnë tokat palestineze.