Universiteti i Tetovës zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Universitetin Sapienza të Romës në fushën e arkitekturës

Universiteti i Tetovës zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Universitetin Sapienza të Romës në fushën e arkitekturës

Më 27 tetor 2026, u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit të Shkencave të Zbatuara – Departamentit të Arkitekturës të Universitetit të Tetovës dhe Departamentit të Arkitekturës dhe Projektimit të Universitetit Sapienza të Romës.

MARKETING

Shik.mk

Marrëveshja pesëvjeçare krijon një kuadër për bashkëpunim në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, duke hapur mundësi për shkëmbime të stafit akademik, pjesëmarrje në programe kërkimore dhe realizim të publikimeve të përbashkëta. Ajo parashikon gjithashtu organizimin e konferencave, seminareve, studiove të përbashkëta të projektimit arkitekturor, shkollave verore dhe punëtorive praktike.

Ky partneritet përforcon orientimin e Universitetit të Tetovës drejt ndërkombëtarizimit, zhvillimit të kapaciteteve kërkimore dhe pasurimit të përvojës arsimore të studentëve. Njëkohësisht, ai krijon hapësirë që ekspertiza dhe kontributi i stafit akademik të UT-së të zhvillohen më tej përmes bashkëpunimit dhe projekteve ndërkombëtare.

MARKETING