Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë

Uji për pije në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet e analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 49 pika matëse në qytet.

MARKETING

Description of image

“Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 06.02.2023 deri më 10.02.2023 ka marrë 193 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 193 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 49 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm”, bëri të ditur NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime – Shkup.

Këto rezultate janë pjesë e raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e zbatuara në Sektorin për Kontroll Sanitar, i cili në fakt është laboratori i parë në shtet që e akrediton punën e tij sipas standardit ISO17025:2018.

MARKETING