UEFA mohon me vendosmëri deklaratat për Vinicius Jr dhe rezultatet e Topit të Artë
UEFA ka mohuar me vendosmëri të ketë bërë ndonjë deklaratë në lidhje me rezultatet e fundit të Topit të Artë ose ndonjë deklaratë për Vinicius Junior, pas raportimeve të komenteve të supozuara nga UEFA ose presidenti i saj, Aleksander Ceferin.
Gjatë ditëve të fundit janë publikuar deklarata të ndryshme në emër të UEFA-s dhe Ceferinit, por asnjëra nuk është lëshuar nga institucioni apo presidenti.
“Ne mohojmë kategorikisht deklaratat që qarkullojnë për komentet e supozuara të UEFA-s për rezultatet e Topit të Artë”, ka sqaruar fillimisht UEFA.
“As UEFA dhe as presidenti i saj nuk kanë dhënë deklarata apo komente për rezultatet e përzgjedhjes së çmimit. Çdo raport i këtij lloji është totalisht e pabazuar dhe nuk pasqyron realitetin”.
UEFA theksoi se këtyre raporteve u mungon baza dhe ata mund të ndërmarrin veprime ligjore.
“Ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore kundër çdo pale të përfshirë në shpërndarjen e këtyre deklaratave të rreme”, thuhet tutje.
Organi drejtues ka mbajtur një qëndrim të fortë, duke synuar sigurimin e transparencës dhe parandalimin e dezinformatave në lidhje me integritetin e procesit të ndarjes së Topit të Artë. /Telegrafi/