U nda papritur nga jeta në moshën 29-vjeçare, nisin hetimet për vdekjen e yllit të NBA: Dyshohet se…
Ylli i Memphis Grizzlies, Brandon Clarke, ka ndërruar jetë një ditë më parë në moshën 29-vjeçare, ndërsa lajmi ka tronditur botën e basketbollit amerikan.
Organizata e Memphis Grizzlies dhe agjencia e tij, “Priority Sports”, konfirmuan vdekjen e basketbollistit kanadez, por nuk dhanë detaje mbi shkakun e ndarjes nga jeta.
Megjithatë, sipas raportimeve të NBC4, hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e një mbidoze droge, pasi në vendngjarje dyshohet se janë gjetur substanca narkotike dhe pajisje të lidhura me përdorimin e drogës. Nga ana tjetër, ABC News raportoi se autoritetet nuk kanë gjetur shenja që tregojnë për ndonjë akt kriminal apo ndërhyrje të jashtme.
Clarke ishte arrestuar muajin e kaluar në Arkansas, pasi dyshohet se kishte tentuar t’i largohej policisë gjatë një ndjekjeje me automjet. Pas arrestimit, ai u përball me akuza për largim nga forcat e rendit dhe posedim të një substance të kontrolluar, ndërsa çështja ishte ende në proces gjyqësor.
Basketbollisti kanadez ishte planifikuar të paraqitej para gjykatës këtë të premte, më 15 maj.
Brandon Clarke zhvilloi vetëm dy ndeshje gjatë këtij sezoni, pasi problemet me dëmtimet kishin ndikuar ndjeshëm në fazën e fundit të karrierës së tij në NBA. Ai kishte ende një vit kontratë me Memphis Grizzlies, me vlerë rreth 12.5 milionë dollarë.

