U dëmtua ndaj Marseille, Messi rrezikon ndeshjen me Bayern Munich
![U dëmtua ndaj Marseille, Messi rrezikon ndeshjen me Bayern Munich](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2023/02/messi-3.webp)
Lionel Messi u lëndua gjatë ndeshjes kundër Marseille, të cilën PSG e humbi me rezultatin 1-2 të mërkurën, duke u eliminuar nga Kupa e Francës.
Sipas raportimeve nga Franca, argjentinasi nuk do të udhëtojë me skuadrën për ndeshjen në transfertë ndaj Monaco dhe është i pasigurt për takimin me Bayern Munich në Champions League, edhe nëse klubi parizian mbetet optimist.