Dion Kacuri, Erblin Osmani e Milot Avdyli prurjet e reja te Kosova, Franco Foda publikon listën për Ligën e Kombeve

Dion Kacuri, Erblin Osmani e Milot Avdyli prurjet e reja te Kosova, Franco Foda publikon listën për Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës e ka bërë publike listën për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve, ku ka risi në përzgjedhjen e Franco Fodas.

Siç raportoi Telegrafi ditë më parë, mesfushori Dion Kacuri është prurja e re, ndërsa ftesë për herë të parë kanë marrë ftesë edhe ylli i Celje Milot Avdyli si dhe talenti i Bayern Munichut Erblin Osmani.

Këtë herë, Kosova do të jetë pa shërbimet e mbrojtësve Amir Rrahmani dhe Florent Hadërgjonaj, të cilët vendosën të pensionohen përkohësisht shkaku i pakënaqësive. Ylli i Napolit me krerët e FFK-së, ndërsa ai i Alanyasporit me Foden.

Gjithashtu në këtë listë nuk janë as Fidan Aliti, Kreshnik Hajrizi, Elvis Rexhbeçaj dhe Florent Muslija (këta tre të fundit janë të lënduar). Për dallim nga raportimet, i përfshirë është ylli i Juventusit Edon Zhegrova si dhe ai i Besiktasit Milot Rashica.

Ndërkohë, u ftua edhe talenti i Bayern Munichut Erblin Osmani, i cili ka vendosur të përfaqësojë “Dardanët” duke i thënë lamtumirë Gjermanisë.

Lista e plotë:

Portierë: Arijanet Muric, Amir Saipi, Visar Bekaj

Mbrojtësit: Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi, Albian Hajdari, Ron Raçi, Leard Sadriu, Dion Gallapeni

Mesfushorët dhe sulmuesit: Ermal Krasniqi, Milot Avdyli, Baton Zabërgja, Veldin Hoxha, Vesel Erblin Osmani, Lindon Emërllahu, Leon Avdullahu, Dion Kacuri, Donat Rrudhani, Muharrem Jashari, Valmir Matoshi, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Fisnik Asllani, Albion Rrahmani, Vedat Muriqi.

Ndërkohë, Kosova e nis aventurën në Ligën e Kombeve ndaj Irlandës më 24 shtator në Prishtinë, e vazhdon si mysafir i Austrisë më 27 shtator. Më 1 tetor udhëton për Hungari për t’u përballur me Izraelin kurse më 4 tetor luan sërish me Austrinë, këtë herë në “Fadil Vokrri”.

MARKETING